Zgjatja e afateve të vetingut, Balla: Nuk mund t’i bëjmë presion opozitës

9 Dhjetor 2021 | 16:02

Zgjatja e mandatit të organeve të vetingut pritet të mos miratohet përpara festave të fundvitit. Janari pritet të jetë dhe muaji kur dy forcat politike të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe për komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

Edhe pse kishin deklaruar se do të votonin zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut përpara krishtlindjeve, socialistët nuk ia dolën të bindin demokratët. Miratimi në parlament pritet të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm ndërkohë që vet partia demokratike zyrtarisht nuk është shprehur për këtë çështje, ndërsa mbledhjet e këshillit të legjislacionit i ka bojkotuar.

“Askush nuk mund ta vendosi do ta quaja unë në një presion afatesh grupin parlamentar të opozitës. Kjo është një çështje që do të marrë kohën e vet”, tha Taulant Balla.

I pyetur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, kreu i grupit parlamentar socialist tha se vendimi i Kushtetueses vetëm zbatohet dhe nuk komentohet.

“Demokracia fitoi sepse e drejta e popullit për të vendosur ishte një e drejtë e madhe që fitoi më 30 qershor”, u shpreh Balla.

Një tjetër pikë ku dy partitë ndahen është edhe objekti i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Çështje e cila nuk do të votohet as në seancat e mbetura të këtij viti.

“Ky komision të filloi punën e vet në janar”, tha Balla.

Gjithashtu, Balla tha se Partia Socialiste do të heqë mbështetjen për këdo që është i përfshirë në korrupsion.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026