Vendimi i qeverisë për të ngrirë çmimet në RMV nuk respektohet, qytetarët ankohen

10 Dhjetor 2021 | 18:53

Vendimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të ngrirë çmimet e produkteve të shportës ka nxjerrë në terren inspektoratin e tregut për të kryer kontrolle për çmimet.

Pas disa ditësh inspektim të Inspektoratit të tregut lidhur me atë nëse po respektohet vendimi i qeverisë për ngrirje çmimesh të disa produkteve bazë,  është vërejtur shkelje minimale. Vetëm në një objekt në Manastir, ku ka pasur ngritje çmimesh të disa produkteve, ndërsa në disa objekte nuk kanë mundur të konstatojnë rritje eventuale të çmimeve pasi që kompanitë ose bizneset nuk kanë mbajtur procesverbal  për çmimet e vjetra në mënyrë që të mund të bëhej krahasimi.

Por, pavarësisht se Inspektorati thotë se nuk ka shkelje të dukshme të vendimit, qytetarët nuk janë të kënaqur nga çmimet me të cilat bëjnë pazarin, sidomos në prag të festive të fundvitit.

“Çmimet janë shtrenjtuar, me rrogat që marrim e kemi të vështirë të përballojmë çmimet që vendosin shitësit. Shteti thotë që nuk do të rriten, por kjo nuk është e vërtetë”, u shpreh një qytetar.

“Çmimet janë të larta në përgjithësi, shteti duhet të bëjë diçka sepse janë të papërballueshme”, u shpreh një qytetare.

“Ka rritje ka. Nuk e kam vërejtur saktë nëse ka rritje edhe pas vendimit për ngrirje, por ka çmimet të larta që janë rritur në mënyrë drastike. Ky vendim për ngrirje të çmimeve nuk ndjehet fare. Nuk bën dallim sepse nuk e kemi standardin, duhet përshtatje”, tha një tjetër qytetar.

Nëse dikush kapet duke rritur çmimet e këtyre produkteve, gjobat për mosrespektim të vendimit janë nga 800 deri në 10 mijë euro, në varësi të biznesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026