Kurti: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa zgjidhur çështjen e të zhdukurve

10 Dhjetor 2021 | 19:37

Pas më shumë se dy dekadave, u janë dorëzuar familjeve për rivarrim mbetjet mortore të 25 personave. Gjatë këtij viti janë identifikuar 21 raste të reja, tri raste ribashkim dhe një rast asistence, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, janë mbi 1600 persona të tjerë, për të cilët që nga lufta nuk dihet për fatin e tyre. Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar që nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa u zgjidhur çështja e gjithë këtyre personave. Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur përmes një videoje ka prezantuar punën që është bërë në zbardhjen e fatit për personat e pagjetur.

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të drejtat e njeriut ju shkelën më së shumti të zhdukurve me dhunë dhe familjeve të  tyre që janë viktima edhe sot.

Ai theksoi se për një muaj, në qershor të vitit ’99 ka qenë i zhdukur, deri atëherë kur i vizitoi Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Kurti ritheksoi se çështja e personave të zhdukur është prioritet dhe urgjencë për qeverinë.

“Personalisht kam qenë tejet i zëshëm dhe në çdo takim publik e jopublik me aktorët ndërkombëtarë, e kam ngritur çështjen e personave të zhdukur me dhunë, si çështje edhe me prioritet, edhe me urgjencë. Po e rithem që marrëveshje me Serbinë nuk ka pa u zgjidhur çështja e të zhdukurve me dhunë”, theksoi ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026