‘Omicron përhapet me shpejtësi’, mjeku Cenko: Të shmangen grumbullimet e njerëzve
Epidemiologu Fabian Cenko deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se nuk është një lajm i mirë që varianti Omicron është i pranishëm edhe në Shqipëri.
“Nuk është një lajm i mirë. Omicron ka shënuar një rritje rastesh në të gjithë vendet ku është përhapur. Ky variant dyfishon numrin e rasteve në harkun e 2 apo 3 ditëve. Ka një nivel transmetuesmërie shumë më lartë se Delta”, u shpreh mjeku.
Z. Cenko theksoi se në këtë periudhë është shumë e rëndësishme marrja e vaksinës anti-COVID.
“Doza e tretë rrit mundësinë për mos u infektuar nga ky variant”, tha ai, teksa shtoi se duhet të respektohen masat anti-COVID.
Ai këshilloi që në këto ditë festash duhet të shmangen grumbullimet e njerëzve në mënyrë që të mos rritet numri i infektimeve.
“Nuk është provuar asnjëherë se çfarë rezultati ka dhënë ora policore”, u shpreh ai teksa komentoi masat e fundit anti-COVID të miratuara nga qeveria.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 18:20 Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 18:16 Humbja në Botëror ndez revoltën, tifozët kërkojnë largimin e trajnerit të Koresë së Jugut
- 18:12 Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
- 18:09 Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese
- 18:03 Zyrtari amerikan: Dronët iranianë nuk i arritën objektivat e tyre
- 17:58 Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje