Rama prezanton nismën Këshillim Kombëtar për Shqipërinë: Do marrim mendimin e qytetarëve
Kryeministri Edi Rama bëri publike mesditën e sotme vendimin e qeverisë për nismën e Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë.
Kreu i qeverisë sqaroi se qytetarëve shqiptarë do iu jepet një pyetësor për të marrë mendimin e tyre në lidhje me çështjet e rëndësishme të vendit.
“Në prag të një viti të ri dhe mundësish të reja vjen edhe kjo nismë e re e qeverisë për Këshillimin Kombëtar për Shqipërinë. Me një pyetësor që do ua vëmë në dispozicion të gjithë shqiptarëve, brenda apo jashtë vendit, do i japim jetë një kuvendimi popullor ku do të thithim mendimin e tyre mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, për ekonominë, për shoqërinë tonë”, tha Rama.
“Është më shumë se asnjëherë më parë koha për t’i lënë pas llogoret e sherrit politik dhe për të menduar për gjerat që na bashkojnë përtej gjërat që na ndajmë që të hedhim hapa të rëndësishëm përpara duke u këshilluar së bashku”, u shpreh më tej kreu i qeverisë.
Ai shtoi se disa nga çështjet që do të pyeten qytetarët shqiptarë mund të jenë “Open Balkan” apo edhe negociatat me BE-në.
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij