‘Doza e tretë, plotësuese’, mjeku Alimehmeti: Vaksinat eliminojnë rastet e rënda
Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se vaksinat eliminojnë rastet e rënda dhe vdekjet por jo transmetueshmërinë e COVID-19.
“Imunizimi është rruga kryesore, ku futet qoftë vaksina dhe imuniteti natyror. Në 2022 do të kemi edhe trajtime të reja, do e njohin më shumë virusin. Vaksina mbron ndaj formave të rënda”, u shpreh mjeku.
Ai sqaroi se marrja e dy dozave të para është bërë në një kohë të shkurtër dhe trupi i ka njohur si një të vetme.
“Koha qe shumë e shkurtër dhe dy dozat e para qenë shumë afër dhe imuniteti natyror e kupton një stimul. Prandaj duhet edhe doza e tretë, por nga pikëpamja e sistemit imunitar nënkupton si stimul të dytë. Unë kam tendencën ta quaj dozë plotësuese dhe jo përforcuese”, tha ai, teksa theksoi nevojën e një doze të tretë.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 18:20 Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 18:16 Humbja në Botëror ndez revoltën, tifozët kërkojnë largimin e trajnerit të Koresë së Jugut
- 18:12 Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
- 18:09 Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese
- 18:03 Zyrtari amerikan: Dronët iranianë nuk i arritën objektivat e tyre
- 17:58 Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje