Erl Murati: PD del e humbur, kushdo që të fitojë mes Bashës dhe Berishës
Kryeredaktori i Gazeta Shqiptare, Erl Murati tha gjatë emisionit Now në Euronews Albania se e ardhmja e PD për vitin 2022 duket e zymtë, nisur nga fakti se beteja Basha-Berisha ka përçarë strukturat e partisë në të gjitha nivelet, duke nisur nga grupi parlamentar deri tek kryesia.
Sipas tij, duket e vështirë një dritë në fund të tunelit, pasi as Basha dhe as Berisha nuk po tregojnë asnjë shenjë reflektimi për të sheshuar kontradiktat e për të ecur përpara.
Cilido të jetë fituesi në këtë betejë, tha Murati, PD del e përçarë nga gjithë kjo histori.
“Përçarja e PD do të jetë një krizë e gjatë sepse nuk është thjesht betejë mes dy individëve, por forumi madje dhe baza është e përçarë e më tej grupi parlamentar e kryesia. Nuk shoh dritë në fund të tunelit pasi shoh mungesë vullneti nga të dy për t’u bashkuar, për ta sheshuar problemin dhe për të ecur përpara. Fitorja e njërit mbi tjetrin nuk është fitore për PD”, tha Murati.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 11:55 Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm
- 11:37 U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën
- 11:30 ‘Karta Trump’, reagime dhe meme virale ndaj anulimit të diskutueshëm të kartonit të kuq të Balogun nga FIFA
- 11:14 Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes
- 11:06 Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
- 10:59 Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit