Dënimet mbi rastin “monstra”, familjarët e të dënuarve thonë se kanë prova për pafajësinë
Familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra” në Maqedoninë e Veriut pretendojnë në prova të reja të cilat sipas tyre do të zbardhin të vërtetën për këtë rast gjyqësor. Sipas vëllait të një prej të dënuarve, rasti “Monstra” kishte për qëllim të zbardhej, por pazaret politike që bëri ish-kryeministri Zoran Zaev nuk lejuan të dalë e vërteta në shesh.
I dënuari për vrasjen e pesë maqedonasve në vitin 2012 në procesin “Monstra”, Fejzi Aziri, pretendon se ekzistojnë rrethanat të reja lidhur me këtë proces që do të hedhin dritë mbi autorët e vërtetë të ngjarjes. Nëpërmjet një letre që e lexoi vëllai i tij Bedri Ajdari, Fejziu pretendon se shërbimet sekrete e kanë inskenuar vrasjen e djemve të rinj maqedonas dhe peshkatarit për të nxitur urrejtje ndëretnike dhe se ai dhe të akuzuarit e tjerë nuk janë vrasësit.
“Kërkojmë hetim ndërkombëtar për provat e reja me ekspertizë ndërkombëtare. I dërgoj mesazh presidentit të vendit Pendarovski dhe ministrit të drejtësisë Bojan Mariçiq se ka prova të reja për rastin “Monstra”. E vërteta nuk është ashtu siç thotë gjykata por siç thonë provat. Prandaj desha t’u them troç se sistemi i juaj gjyqësor është i shkatërruar, i rrëmbyer dhe zhytur plotësisht në korrupsion”, u shpreh Bedri Ajdari.
Familjarët e rastit Monstra kërkojnë hetim ndërkombëtar me ekspertë të pavarur pasi nuk i besojnë sistemit gjyqësor të Maqedonisë së Veriut. Kryetari i forumit Ndërkombëtar për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, Idriz Sinani tha se do të shkojnë deri në fund të të gjitha instancave të mundshme vendore dhe ndërkombëtare për të dëshmuar pafajësinë e të burgosurve shqiptar.
“Ne nuk e njohim këtë gjykatë kriminale, ne do të bëjmë përpjekje që të lirojmë fëmijët tanë, sepse janë të pafajshëm. Ju e dini se këta i lirojnë kriminelët, ndërsa i mbajnë në burg njerëzit e pafajshëm. Kemi kërkuar disa herë hetim ndërkombëtar, por kjo kërkesë ka hasur në vesh të shurdhër. Ish-kryeministri Zaev, premtoi se do ta zgjidh këtë rast, por nuk mundi ta zgjidh dhe iku, u largua pa e zgjidhur rastin”, tha Idriz Sinani.
Më 22 shkurt të vitit 2020, Gjykata Penale e Shkupit, kishte rigjykuar këtë rast pas dyshimeve për lëshime të mundshme në gjykimin e parë, por sërish i ka shpallur fajtorë të akuzuarit për këtë vrasje, për veprën penale “terrorizëm”. Me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviç. Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe 9 vjet burg.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit