31 vjet nga gazeta Rilindja Demokratike, Basha: Liria në media akoma në ditë të vështira

5 Janar 2022 | 10:02

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar themelimin e gazetës “Rilindja Demokratike”, e cila doli në shtyp më 5 janar të 1991.

“Rilindja Demokratike, e para media opozitare në Shqipëri, u bë themeluesja e shtypit të lirë shqiptar, duke shënuar përgjithmonë historinë e re të vendit”, u shpreh Basha.

Basha tha se aktualisht, 31 vite pas themelimit të kësaj gazete, mediave në vend u privohet liria e fjalës.

Lulzim Basha vijon aktivitetin e tij si kryetar i PD-së, duke përkujtuar daljen në shtyp të “Rilindjes Demokratike” në një ditë ku brenda PD-së pritet të ketë zhvillime.

Sot është afati i fundit qe Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit të PD-së i kërkon Lulzim Bashës të lirojë zyrën, me pretendimin se Kuvendi i mbajtur me 11 dhjetor e ka shkarkuar atë.

Tensioni mes palëve nisi një ditë më parë me akuzat që erdhën nga mbështetësit e Berishës se  po vendosen dyer të blinduara në PD. Por, Partia Demokratike deklaroi se bëhet fjalë për disa “punime mirëmbajtjeje të selisë këtë fillimviti në valën e riorganizimit të strukturave qendrore të partisë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026