Reforma në drejtësi në Kosovë, Haxhiu: Nuk heqim dorë nga Vettingu
Ministrja e Drejtësisë në Kosovës, Albulena Haxhiu deklaron se qeveria Kurti do të vijojë me procesin e vettingut në drejtësi, pavarësisht kundërshtive të ndërkombëtarëve. Gjithashtu, ajo thotë se ekspertët po punojnë dhe me padinë ndaj Serbisë për gjenocid.
Qeveria e Kosovës do të vijojë me miratimin e procesit të vettingut në drejtësi, pavarësisht mungesës së mbështetjes nga Bashkimi Europian për këtë projekt. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se reforma në drejtësi është e domosdoshme dhe qeveria “Kurti” do të diskutojë më të gjitha palët për hapat që duhen ndjekur.
“Është nevojë urgjente, është domosdoshmëri që të punojmë në këtë drejtim dhe do të angazhohemi çdo ditë pavarësisht shqetësimeve që kanë, natyrisht që jam e interesuar që shqetësimet t’i adresoj, qoftë me zyrën e BE-së apo edhe përfaqësues të tjerë në BE për çka kemi takuar nivelet më të lartë, qoftë Komisionerin për drejtësi, qoftë përfaqësues të tjerë të BE-së në përgjithësi ka një dakordim që të ulemi dhe të flasim për hapat që duhet të ndjekim, pra nuk ka një rezistencë dhe një kundërshtim të këtij procesi por duket që ka nevojë që sërish të takohemi më tepër dhe të planifikojmë në detaje se cila është rruga që duhet ta ndjekim, por ne nuk heqim dorë nga çështja e vettingut”, shprehet ministrja.
Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Aleksandër Lumezi, është drejt përfundimit të mandatit të tij dhe ministrja Haxhiu thotë se në këtë detyrë duhet të zgjidhet një person që nuk ndikohet nga jashtë.
Ministrja Haxhiu thotë se zyra e Kryeministrit të Kosovës është duke zgjedhur ekspertët që do ndihmojnë për ngritjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid.
“Tashmë kemi pasur disa takime në kuadër të Zyrës së Kryeministrit ku kemi diskutuar për këtë çështje, është ndër proceset më të ndjeshme që është po ashtu pjesë e programit tonë qeverisës mirëpo për shkak të natyrës së çështjes ne nuk mund të flasim si për çështjet e tjera që flasim për korrupsionin e krimin e organizuar apo për vettingun e sistemit të drejtësisë. Prandaj, jemi duke punuar në këtë drejtim dhe jemi duke parë profilet e ekspertëve që do na ndihmojnë në këtë drejtim, po ashtu bazën ligjore të cilën duhet ta adresojmë për ta bërë një padi për gjenocid dhe kjo është në kompetencë së Zyrës së Kryeministrit, por ju siguroj që jemi duke punuar në këtë drejtim”, shprehet Haxhiu.
Padia e Serbisë për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës është një nga premtimet e Vetëvendosjes para marrjes së pushtetit.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë