Deklaratat e kryeministrit Albin Kurtit në Euronews Albania bëjnë jehonë në gjuhët e Euronews
Intervista e kryeministrit në detyrë të Kosovës, z. Albin Kurti për edicionin e së martës në “Ilva Now” ka bërë jehonë në gjuhët e rrjetit informativ kryesor Euronews.
Intervista me gazetaren Ilva Tare, që kishte në fokus zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, është transmetuar në 12 gjuhë si: italisht, frengjisht, spanjisht, greqisht, hungarisht, gjermanisht, portugalisht etj.
Shtatë vjet pas nënshkrimit të një marrëveshje në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve bilaterale, Kosova dhe Serbia ende mbeten larg këtij qëllimi.
Pikat kritike janë ende të shumta, ato kanë të bëjnë me çështje delikate siç janë kufijtë, dhe ndarjet nuk janë vetëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por edhe të brendshme në frontin kosovar.
Euronews Albania intervistoi kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti.
“Pse duhet të biem dakord për të humbur territorin?” thotë ai, duke iu referuar hipotezës së një modifikimi të kufijve. “Unë nuk mendoj se mund ta pranojmë, kemi paguar çmime shumë të larta, kemi vuajtur shumë, kemi humbje njerëzish dhe territori, pse duhet të vazhdojmë kështu? Këto janë presione të Serbisë”.
Plani i shkëmbimit të territoreve që qarkullojnë midis diplomacive do të parashikonte kthimin te Serbia të Mitrovicës së Veriut dhe luginën e Preshevës.
Për të adresuar marrëdhëniet e vështira midis Serbisë dhe Kosovës, Josep Borrell, përfaqësuesi evropian për politikën e jashtme, vizitoi rajonin janarin e kaluar, por negociatat nuk kanë përparuar që atëherë.
Gjuhët e Euronews
Le Premier ministre kosovar s’oppose à un échange de territoires avec la Serbie
Albin Kurti gegen geplanten Landtausch: “Das ist Druck von Serbien”
Kosovo-Serbia, tensioni per i confini
Albin Kurti, primer ministro de Kósovo: “No cederemos territorio a Serbia”
Primeiro-ministro do Kosovo reforça oposição a acordo com Sérvia
Koszovói miniszterelnök: nem hiszem, hogy nekünk kéne adnunk földet Szerbiának
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5