Qytetarët dhe bizneset respektojnë shenjat, paqartësi sa duhet të jetë distanca
Kur distancimi fizik është detyrim në këto ditë lufte ndaj coronavirusit Euronews Albania bëri një vëzhgim në kryeqytet. Në trotuare apo ambiente përpara dyqaneve apo bankave janë shfaqur këto shenja dalluese që të paralajmërojnë të ruash distancën.
Ashtu si dhe të panjohurat e covid19, qytetarët madje dhe vetë mjekët kanë paqartësi për saktësinë e metrave që duhet ruajtur kjo distancë. Disa e dinë 1 metër e gjysmë, të tjerë 2 metra, madje edhe OBSH e ka ndërruar herë pas here rekomandimin
Në njësitë tregtare dhe bizneset ku krijohen radhë, bashkia ka vendosur këta rrathë ku njerëzit duhet të qëndrojnë për të ruajtur distancën nga njëri-tjetri. Nga një matje e thjeshtë rezulton se rrathët kanë një largësi nga njëri-tjetri 1 metër e gjysmë.
Protokollet e publikuara në e-Albania udhëzojnë se në të gjitha bizneset e hapura si në dyqanet e veshjeve, tregjet, marketet dhe supermarketet duhet që njerëzit në radhë të mbajnë një distancë 2 metra nga njëri-tjetri.
Por, si bizneset dhe qytetarët shprehen konfuzë lidhur me distancën. “Distanca do jetë 1 metër e gjysmë, aq sa na ka thënë bashkia edhe sipas rregullave. Kanë filluar duke u ndërgjegjësuar njerëzit”, shprehet një qytetar.
Mjekja Jonida Diko, thotë se distancimi fizik ka një rol kyç në parandalimin e përhapjes së pandemisë duke treguar se për pacientët në Qendrën Shëndetësore nr. 10 aplikohet ky protokoll.
“Ne në qendrën tonë shëndetësore iu komunikojmë pacientëve që të kenë një distancim fizik 2 metër larg nga njëri-tjetri. Është më i sigurtë sepse me atë të spërklave, kollitjes nëse ata nuk kanë një distancë janë një rrezik për t’u infektuar nga COVID-19”, shprehet ajo.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)