Kuvendi i Kosovës mban seancë për shtrenjtimin e energjisë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të debatojnë sot në një seancë të jashtëzakonshme mbi paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Debati do të zhvillohet pasi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se do të shqyrtojë tarifat e energjisë elektrike.
Këtë veprim do të bëjë në bazë të kërkesës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes KEDS dhe Furnizuesit për Shërbim Universal për Energji Elektrike KESCO.
ZRRE javën e kaluar ka dalë me propozime për çmimet e rrymës. Ajo i ka ndarë konsumatorët në pesë kategori: A, B, C, D, E.
Kategoritë dhe çmimet:
- Në kategorinë A shpenzohen 300 kilovatë orë energji elektrike, çmimi aktual i faturës është 18.87 euro. ZRRE ka propozuar që kjo faturë të rritet në 20.40 euro. Me subvencionim nga Qeveria, fatura do të mbetet e njëjtë – 18.87 euro.
- Në kategorinë B shpenzohen 450 kilovatë dhe çmimi i faturës është 27.37 euro. ZRRE ka propozuar që kjo faturë të rritet në 29.66 euro. Me subvencionim nga Qeveria, ajo mbetet e njëjtë – 27.37 euro.
- Në kategorinë C, që shpenzohen 600 kilovatë, çmimi aktual i faturës është 35.86 euro. ZRRE ka propozuar që kjo faturë të rritet në 38.92 euro. Me subvencionim ajo mbetet e njëjtë – 35.86 euro.
- Në kategorinë D, nëse gjatë muajit shpenzohen 800 kilovatë, atëherë çmimi i faturës është 47.19 euro. ZRRE ka propozuar që kjo faturë të rritet në 74.17 euro. Por me subvencionim ajo do të jetë 59.50 euro.
- Në kategorinë E, që do të thotë se gjatë muajit shpenzohen 1000 kilovatë, atëherë çmimi i faturës është 58.52 euro. ZRRE ka propozuar që kjo faturë të rritet në 109.42 euro. Me subvencionim ajo do të jetë 83.14 euro.
Sipas ZRRE-së, rritja prek vetëm dy kategori të amvisërive D dhe E, përkatësisht qytetarët që shpenzojnë mbi 800, përkatësisht mbi 1000 kilovatë.
Propozimi i ZRRE-së aktualisht është në konsultim publik. Në rast se propozimi miratohet ashtu siç është, fatura e muajit shkurt do t’iu shkojë konsumatorëve me rritje.
Partitë opozitare në seancën e Kuvendit të mbajtur të enjten e kaluar, kanë ngritur shqetësim për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
LEXONI GJITHASHTU:
- Priten protesta në Kosovë për rritjen e çmimit të energjisë
- Debate në Kuvendin e Kosovës për rritjen e çmimit të energjisë
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura