Zgjedhjet e pjesshme, PD: Kandidatët e Berishës s’kanë asnjë lidhje me ne

29 Janar 2022 | 19:35

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të emrave të kandidatëve për kryetarë bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit nga Komisioni i Rithemelimit.

Në një deklaratë për mediat, selia blu thotë se emrat e shpallur nga Komisioni nuk janë kandidatë të Partisë Demokratike.

“Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non-gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i radhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij”, thuhet në reagimin e PD.

Partia Demokratike u regjistrua disa ditë më parë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

PD ka paraqitur një vërtetim të datës 24 janar 2022 të Gjykatës së Tiranës, ku thuhet se Lulzim Basha është kryetar i saj.

Vertetimi i Gjykates se Tiranes

KQZ në vendimin e saj thotë se Basha është personi i vetëm i autorizuar për të paraqitur emrat e kandidatëve të PD në këto zgjedhje.

Komisioni i Rithemelimit publikoi sot emrat e pretendentëve për kandidatë për kryetarë në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme më 6 mars.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026