Arrestohen dy policë, liruan të kërkuarin në këmbim të 10 mijë eurove

31 Janar 2022 | 18:11

Dy punonjës policie në Durrës akuzohen nga SPAK se kanë lënë të lirë një person të shpallur në kërkim, në shkëmbim të një shume prej 10 mijë euro.

Sipas Prokurorisë dhe SHÇBA-së, V.B. dhe G.LL., pjesë e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës më 10 gusht 2021, kanë arrestuar personin në kërkim A.M.

Ky person rezultonte i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë të ish-Gjykatës për Krime të Rënda, me 10 vjet e 6 muaj burgim.

Gjatë momentit që po e shoqëronin drejt Komisariatit të Policisë Durrës, efektivët kanë negociuar me personin në kërkim dhe e kanë lënë të lirë, në shkëmbim të marrjes prej tij të një shumë prej 10.000 Euro.

Dy efektivët janë arrestuar tashmë dhe akuzohen për korrupsion. Gjithashtu, gjykata ka dhënë masë sigurie arrest me burg dhe për A.M., po për korrupsion.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026