Bilali: Maksimizimi i votës socialiste, synimi për të fituar qarkun Shkodër
Në Shkodër, Partia Socialiste synon maksimizim e votës socialiste për të fituar qarkun.
Kështu u shpreh në emisionin Now, kryesuesja politike e PS-së në Shkodër, Edona Bilali.
“Mendojmë se me kandidaten që kemi përzgjedhur (Majlinda Angoni) do e arrijmë këtë”, tha ajo.
Bilali tha për Majlinda Angonin se është kandidatura më natyrale për Shkodrën, pasi vjen nga shoqëria civile, është prefekte qarku në Shkodër dhe ka dhënë kontribut të veçantë për çështjen e barazisë gjinore.
Shkodra është cilësuar si beteja e fortë e politikës në zgjedhjet e 6 marsit, pasi edhe demokratët i ka gjetur të përçarë.
Në këtë bashki janë zyrtarizuar 2 kandidatë, Majlinda Angoni në radhët e Partisë Socialiste dhe Bardh Spahia i cili do garojë si pjesë e koalicionit të Rithemelimit me LSI-në dhe Partinë Demokristiane.
Për pozicionimin e Partisë Social Demokrate të Tom Doshit në këto zgjedhje, Bilali u shpreh: “Kemi shpresë që të gjitha palët do dinë të zgjedhin ku do të kontribuojnë.
Bilali hodhi akuza edhe mbi kryetaren aktuale në detyrë Voltana Ademi, duke thënë se nuk ka punuar që të kërkojë investime nga qeveria.
Ajo përmendi rastin e rikonstruksioni të Bibliotekës, ku tha se “Ademi e ka penguar”.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus