Universitetet shqiptare po boshatisen, studentë të huaj dhe vendas po i braktisin

26 Gusht 2019 | 13:33

Universitetet shqiptare po boshatisen. Interesi i të huajve por dhe i shqiptarëve për të studiuar në universitetet vendase vetëm po bie. 

INSTAT raprton se në vitin 2018 ishin 633 shtetas të huaj që u pajisën me leje qëndrimi në vendin tonë për arsye studimi. Kjo shifër është më e ulët se viti paraardhës, kur janë lëshuar 656 leje të tilla për të huajt.
Numri në zbritje i interest të të huajve për të kryer studimet në universitet tona vijon prej 2015, vit që ka shënuar rekord kërkesash me 842 të tilla.
Pjesa dërrmuese e të huajve që vijnë për të studiuar në Shqipëri janë studentët italianë dhe të rajonit. 
Por universitetet nuk po boshatisen vetëm prej të huajve. Edhe studentët shqiptarë preferojnë t’u largohen, duke aplikuar për leje qëndrimi për arsye studimi në vendet e BE-së.
Të dhënat e fundit nga Eurostat treguan se vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë 2,360 leje qëndrimi të reja për studentët shqiptarë. Në raport me një vit më parë, ky numër është rritur me 17%.
Në 2014-n Bashkimi Europian dha për studentët 1627 leje qëndrimi të lëshuara për herë të parë. 
Në 2017-n, numri i lejeve të dhëna për studentët shqiptarë ishte 2,025, duke shkuar në 2,360 leje një vit më pas.

Gjermania është destinacioni kryesor për shqiptarët që emigrojnë për arsye studimi me 781 leje të tilla.
Pas Gjermanisë, numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit për arsye edukimi e ka Italia. 
Në vend të tretë renditet Franca me 2015 leje qëndrimi, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 156, Austria me 132 dhe Holanda me 83 leje.

Kërkesat e të huajve për Shqipërinë

-Viti 2018, 633 leje
-Viti 2017, 656 leje 
-Viti 2016, 652 leje
-Viti 2015, 842 leje
-Viti 2014, 752 leje

Lejet për shqiptarët në vendet e BE
-Viti 2018, 2,360 leje
-Viti 2017, 2,025 leje

Shtetet ku studiojnë studentët shqiptarë
-Gjermania, 781 leje 
-Italia, 526 leje
-Franca, 201 leje 
-Mbretëria e Bashkuar, 156 leje 
-Austria, 132 leje
-Holanda, 83 leje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026