Ministri i Arsimit në RMV: 11-vjeçarja me aftësi ndryshe rikthehet në shkollë

3 Shkurt 2022 | 08:12

“Raste të tilla nuk duhet të përsëriten”. Kështu deklaroi Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri për rastin e 11-vjeçares me aftësi ndryshe në Gostivar që me peticion u largua nga shkolla.

Ministri nënvizoi se ka komunikuar me drejtorin e shkollës për këtë problematikë dhe tashmë vajza i është rikthyer procesit mësimor.

“Nuk ka asgjë tjetër më të rëndësishme në agjendën time nëse do të ketë situata të tilla.  Ditën e djeshme kam komunikuar me familjarin e Ëmblës që vajza është kthyer në shkollë. Kam komunikuar më drejtorin e shkollës”, u shpreh ministri.

Ai deklaroi se në të gjithë shkollat janë angazhuar asistentë për raste të tilla që do të qëndrojnë pranë fëmijëve me aftësi ndryshe.

Rasti u bë publik pasi  Ilir Ademi, babai i Ëmblës, vajzës me aftësi ndryshe bëri një postim në rrjetet sociale, ku tregoi se vajza e tij është larguar nga shkolla pas një peticioni të prindërve dhe nxënësve. Kjo kërkesë u pranua nga shkolla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022