NATO stërvitje në Adriatik për herë të parë nga Lufta e Ftohtë
Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, një luftanije amerikane u vendos së fundmi në ujërat e detit Adriatik, për të kryer një seri stërvitjesh ushtarake.
Luftanija “Harry Truman”, si dhe njësi të tjera luftarake nga vendet anëtare të NATO-s, kreu në brigjet italiane aktivitete mbikëqyrëse nga 24 janari deri më 4 shkurt në kuadër të operacionit “Sulmi i Neptunit 22”.
Dy aeroplanmbajtëse, 15 anije dhe rreth 90 avionë luftarakë praktikuan gjatë kësaj periudhe manovra të përbashkëta dhe simuluan sulme ndaj objektivave armike.
Stërvitja u krye në një kohë kur Rusia ka grumbulluar trupat e saj në kufi me Ukrainën dhe pas paralajmërimit se këtë muaj dhe muajin e ardhshëm ajo do të kryejë një stërvitje të marinës së saj në Atlantik dhe Paqësor, ku do të marrë pjesë e gjithë flota detare.
Bëhet fjalë për një tregues force kundrejt vendeve të Perëndimit, se Moska mund të jetë duke planifikuar pushtimin e Ukrainës pasi ka mbledhur mbi 100 mijë trupa në kufirin e saj dhe mbi 30 mijë të tjera në Bjellorusi për stërvitje të përbashkëta.
Nga ana e saj, Moska i mohon akuzat në fjalë dhe argumenton se lëvizja e trupave bëhet me synimin për t’u mbrojtur nga ekspansioni i NATO-s në Lindje.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk