Policia nxjerr me dhunë nga banesat banorët e 5 Majit
Mëngjesin e sotëm Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën për shembjen e 10 banesa të tjera në zonën e 5 Majit në Tiranë. Nuk mungojnë tensionet dhe përplasjet mes banorëve dhe policisë.
Banorët kundërshtojnë shembjen e banesave dhe disa janë ngujuar brenda tyre. Por policia i ka nxjerrë me forcë ata janë shtëpisë. Një prej banorëve ka humbur ndjenjat, teksa ka parë shembjen e banesës së tij. Ndërsa familjarët e tij vajtonin dhe kërkon një mandat për prishjen e shtëpisë së tyre.
Këta banorë e kaluan natën jashtë banesave të tyre për t’i mbrojtur ato.
Prej disa javësh në zonën e ‘5 majit’ në Tiranë ka nisur shembja e banesave në kuadër të procesit të rindërtimit. 400 banesa pritet të shemben në total, por vetëm disa prej tyre kanë pësuar dëme nga tërmeti i nëntorit 2019.
Disa nga banorët janë dakordësuar me Bashkinë Tiranë për shembjen e tyre dhe kanë përfituar pagesën e qirasë. Ndërsa një pjesë tjetër e banorëve kanë refuzuar një kontratë me bashkinë dhe nuk kanë përfituar asnjë pagesë qiraje.
Ata kanë protestuar disa herë para parlamentit, ku kërkojnë një pagesë më të lartë qiraje dhe një banesë të re.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës