Hetimi për tenderin 1,5 milionë euro të ushqimeve, SPAK sekuestron procedurën e ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes

6 Maj 2020 | 10:59

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka sekuestruar nga Ministria e Mbrojtjes procedurën e ndjekur në tenderin 1.5 milionë euro për ushqimet për familjet në nevojë.

Ndërkohë që një ditë me parë u morën në pyetje tre anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave në këtë tender.

SPAK nisi hetimet pas kallëzimit të bërë nga Partia Demokratike, ku mes të kallëzuarve ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. 

Pak ditë më parë SPAK konfirmoi për Euronews Albania se po bëhen hetime intensive për prokurimet e drejtpërdrejta të zhvilluara nga Ministria e Mbrojtjes për shkak të gjendjes së emergjencës.

Për tenderët e këtij dikasteri prokuroria ka regjistruar një procedim për akuzat e korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tenderin 1,5 milion eurosh i përdorur për blerjen e ushqimeve për familjet në nevojë.

Partia Demokratike kallëzoi në SPAK ministren Olta Xhaçka dhe zyrtarë tjerë , duke argumentuar se fituesi i tenderit ishte paracaktuar. 

Mund të lexoni gjithashtu:

PD: Kontrolli i Lartë i Shtetit ende asgjë për 17 tenderat abuzivë të qeverisë

PD-ja i kërkon Kontrollit të Lartë të Shtetit që të hetojë 17 tendera të qeverisë Rama

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026