Banorët e 5 Majit i kërkojnë llogari Ramës për shembjen e banesave

10 Shkurt 2022 | 10:16

Kryeministri Edi Rama është pritur mëngjesin e sotëm në hyrje të Kuvendit nga banorët e 5 Majit.

Ata i kanë kërkuar llogari kryeministrit për shembjen e banesave dhe se kur do të ndërtohen shtëpi të reja për ta. Nuk kanë munguar edhe akuzat e banorëve ndaj qeverisë për shembjen e banesave, ku janë shprehur se gjithçka është korruptive.

Gjatë bisedimit me banorët, Rama ka marrë vetëm 3 banorë brenda ambienteve të Kuvendit për të dëgjuar problematikat dhe për të biseduar me ta.

Në zonën e 5 Majit pritet të shemben në total 400 banesa nga procesi i rindërtimit. Një pjesë e banorëve nuk kanë firmosur asnjë kontratë me bashkinë dhe nuk kanë një banesë ku të streohen. Ata nuk përfitojnë as pagesën e qirasë.

Në mbështetje të banorëve të 5 Majit janë edhe qytetarët e Paskuqanit dhe Laprakës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se samiti i ardhshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut do...
15:45 | 08/07/2026

Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi këtë të mërkurë nga Turqia se samiti i radhës i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të...
15:28 | 08/07/2026

Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s kanë miratuar Deklaratën përfundimtare të Samitit të Ankarasë, ku riafirmojnë angazhimin për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit...
15:08 | 08/07/2026