Tabaku akuza Felajt: E përfshirë në koncesionin për inceneratorin e Tiranës
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka akuzuar nënkryetaren e këtij komisioni Ermonela Felajn si të përfshirë në procedurën e koncesionit për inceneratorin e Tiranës.
Tabaku tha se Felaj ka qenë miratuese e një prej fazave. Në mbledhjen e Komisionit Hetimor ajo paralajmëroi padi për zyrtarët e lartë, të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjes për të dëshmuar në këtë komision.
“Kam një shkresë të znj. Ermonela Felaj të përfshirë në procedurën e koncesionit të Tiranës, ka qenë miratuese e një prej fazave. Është një lloj konflikti interesi. E rëndësishme të mos i bëjmë avokati vjedhjeve. Do të flisni?”, u shpreh Tabaku.
Ndërsa Felaj iu përgjigj:”S’është nevoja të më bëni ju moral. Aq më tepër nuk mos pasur as aprovimin e juristit të kërkoni dhe guxoni të kuptoni ligjin apo ta citoni ligjin. Megjithatë unë nuk do merrem me kulturën tuaj juridike dhe të askujt”.
Më 7 shkurt Komisioni parlamentar miratoi planin e hetimit për inceneratorët, përfshi listën e personave që do të pyeten.
Nga 21-23 shkurt do të thirren për të raportuar Edi Rama, Arben Ahemtaj, Damian Gjiknuri, Engjell Agaçi dhe Erion Veliaj.
Deputetja Jorida Tabaku deklaroi nga Kuvendi pak ditë më parë se kryeministri Edi Rama i ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë proces.
Pjese e listës së dëshmitarëve është edhe ish-ministri Lefter Koka.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat