Në pritje të aktivitetit, kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas: Humbjet përllogariten në 15 mln euro
Transporti urban kryesisht ai ndërqytetas ka qenë në fokus të takimit të sotëm të kryeministrit Rama me grupin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, pasi kjo është kategoria e cila akoma nuk e ka nisur aktivitetin e saj.
Për të kuptuar shqetësimin real që ka ky sektor, Euronews Albania zhvilloi një bisedë me kryetarin e Shoqatës së Transportit Ndërqytatas, Eneo Sulejmanaj. Ai theksoi se i kanë kërkuar bashkisë së Tiranës që të lejojë krijimin e korsive të hyrje-daljeve nëpër terminale, me synim që kur të nisin aktivitetin të kontrollojnë udhëtarët për temperaturën.
“Sigurisht direktiva kemi. DPSHTRR, ka nxjerrë një rregullore për udhëtimit brenda autobusit, mënyrën e se si duhet qëndruar dhe masat mbrojtëse që duhet të kenë udhëtarët. Jemi në dijeni dhe ne i kemi propozuar bashkisë Tiranë që të na lejojnë të rregullojmë koristë e hyrjeve dhe daljeve të udhëtarëve pasi tek te transporti ndërqytetës ndryshon pak situata dhe nuk është si transportin urban. Ne operojmë nëpër terminale. Kemi propozuar të krijohen koristë e hyrje-daljeve në terminale, që ne të kontrollojmë temperaturën e udhëtarëve me anë të termometrave digjitalë”, tha ai.
Ai foli edhe për kushtet të cilat do të aplikohen gjatë udhëtimit ndërqytetas, ndërsa garantoi qytetarët se shoqata që ai përfaqëson, nuk ka kërkuar rritje të çmimit të biletës.
“Udhëtimi me maska. Pajisja me maska dhe doreza, dezinfektimi i autobusëve dhe udhëtimi me gjysmën e kapacitetit. Kostot do të rritën për ne, por duke parë gjendjen ekonomike të shqiptarëve por edhe tonën normalisht, nuk mund të kërkojmë një rritje bilete sepse do të ishte absurde, por ajo që kërkojmë është që të hiqet akciza e naftës për transportin. Këtë mund të bëjmë për të ulur kostot tona për të mos ngritur çmimin e biletës. Nuk e kemi diskutuar, sepse rritja e çmimit është gjëja e fundit që mund të kërkojmë”, shtoi ai.
Por sa përllogaritn hum,bjet e këtij aktiviteti që nga 12 marsi,për këtë z. Sulejmanaj dha këtë përgjigje:“Për transportin ndërqytetas dhe rreth qytetas me përllogaritjet tona është minimalisht 15 milionë euro, që nga 12 marsi duke përfshirë amortizimin e mjeteve, huatë bankare etj”.
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)