25 vite në rrugë për shitjen e librave, rrëfimi i librashitësit nga Tepelena
Në ditë të ftohta, në shi dhe në diell, ai qëndron gjithnjë ne zonën e 9 katesheve ne kryeqytet, me shpresën se do të ketë më shumë shitje se një ditë më parë.
Xhevat Caushi, la Tepelenën në vitin 1997 dhe vendosi që të shiste libra në rrugët e Tiranës, një punë kjo, që e përmbush si njeri.
“Jam krenar që e bej këtë punë. Me ane kësaj pune kam realizuar objektivat që kam pasur, krijimi i bibliotekës, shkollimi i fëmijëve”, u shpreh ai.
Ai na tregon se fillimet e tij kanë qenë të vështira, pasi dikur, të shisje në rrugë libra, nuk ishte e lejuar.
“Na merrnin prej leckash dhe na fusnin në rajone, me mbrapa nuk kemi pasur asnjë vështirësi. Bashkitë librin e kanë lejuar dhe kjo është një gjë e mirë”, u shpreh ai.
Sipas tij interesi më i madh për të lexuar, vjen nga vajzat dhe gratë.
Mes të tjerash, na tregon librat që preferohen më shumë.
“Klasikët, por varet nga mosha, të rinjtë duan libra motivues, me dashuri. Të moshuarit libra historikë, edhe për fëmijë marrin”, tha ai.
Ai shprehet se nuk mund të heqë kurrë dorë nga kjo punë.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës