‘Rithemelimi’ i përgjigjet Yuri Kim: Tërhiqu, po ndërhyn në zgjedhje
Komisioni i Rithemelimit e cilësoi ndërhyrje në fushatë deklaratën e ambasadores Yuri Kim për kandidatët e tyre dhe i kërkoi ambasadores të tërheqë deklaratën.
“Komisioni i konsideron ato si ndërhyrje të palejueshme, të papranueshme, e të njëanshme në procesin zgjedhor, në rastin konkret në favor të qeverisë më të korruptuar të Europës”, thuhet në reagimin e Komisionit të Rithemelimit.
13 ditë përpara se qytetarët e 6 bashkive t’ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim iu ka dërguar një mesazh kandidatëve që mbështeten nga persona të shpallur non grata.
“Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre?” shkroi ambasadorja në rrjetet sociale.
Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri. Ata janë Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Adriatik Llalla.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale