350 medalje, familja e karatesë në Elbasan që i kushton jetën sportit
Duke u stërvitur, kështu nis mëngjesi në fundjavë për familjen Backa nga Elbasani. Të gjithë janë të angazhuar në sportin e karatesë, duke filluar nga Mirandi, bashkëshortja e tij dhe 4 fëmijët, më e vogla, Amira vetëm 5 vjeç.
Ndonëse këtë herë nëna e tyre e kishte të pamundur t’i bashkohej stërvitjes, fëmijët vijuan me axhendën e tyre të përhershme.
“Ky ka qenë një plan i imi që në kohën kur isha i ri. Më pas mendova që po vlente tek vetja ime, të njëjtën gjë ta mundësoja edhe fëmijëve të mi”, tregon Mirandi.
Stërvitja e tyre është e përditshme, 6 herë në javë, dhe secila ditë është e mbushur me ushtrime nga më të ndryshmet.
Ata e nisin stërvitjen me një përshëndetje në japonisht. Uniforma është e njëjtë, por rripi në brez ndryshon. Mirandi na tregon domethënien.
“Ngjyra e bardhë është e paqes, ne e bëjmë këtë sport për vetëmbrojtje jo për të sulmuar”, tregon ai.
Ky sport, jo vetëm që i mban në formë, por i sjell dhe përfitime të tjera.
“Karateja në ka ndihmuar shumë. Karateja ka ndikuar edhe në sjellën time, disiplina, vetëmbrojta, besimi në vetvete”, tha një nga vajzat.
Kjo familje numëron mbi 350 medalje, në gara brenda dhe jashtë vendit. Mirandi na thotë se nuk ka pasur mbështetje mjaftueshëm nga shteti.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu