Rama: Nuk ndërtuam inceneratorë, por impiante të përpunimit të mbetjeve

23 Shkurt 2022 | 12:41

Ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, por impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Kështu u shpreh sot kryeministri Rama gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

“Inceneratorët janë impiante të viteve 70-80 që e digjnin komplet produktin dhe nuk prodhonin energji”, tha ai.

Rama tha se incenerimi është pjesë e këtij procesi, por është “komponenti i parafundit”.

Bashkimi Evropian ka shprehur pakënaqësi për inceneratorët në 3 progres-raportet e fundit, duke e cilësuar ndërtimin e  tyre si alternativën më pak e preferuar për trajtimin e mbetjeve.

Për këtë, Rama tha se politika e BE-së është që t’i grupojë mbetjet sipas materialit dhe t’i riciklojë masivisht, ndërsa Shqipëria ka zgjedhur një mënyrë tjetër.

Rama tha se kjo mënyrë, pra përpunimi i mbetjeve dhe prodhimi i energjisë prej tyre, “zbatohet edhe në vende evropiane si Suedia dhe Danimarka”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, nis dita e dytë! Liderët botërorë diskutojnë nga lufta në Iran deri te ajo në Ukrainë! Rama takim me Rutte dhe Erdogan

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
12:32 | 08/07/2026

I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka mbërritur në punimet e Samitit të NATO-s në Ankara. Rama mbërritit i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ferit...
10:12 | 08/07/2026

Rama reagon sërish pë 4 mln euro që qeveria dha për koncertin e Kaney West: E bëmë që mos të turpërojmë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me debatet për financimin e koncertit të Kanye West, duke argumentuar se ndërhyrja financiare ishte e...
09:17 | 08/07/2026