Kina: Rusia nuk po ‘pushton’ askënd, qytetarët tanë të ngrenë flamujt
Kina ka refuzuar të quaj lëvizjen më të fundit të Rusisë në Ukrainë një ‘pushtim’.
Në të një kohë, qytetarëve kinez u është bërë thirrje nga ambasada kineze në Ukrainë që të ndjekin disa hapa për të mos vënë jetën në rrezik.
Sipas njoftimit të ambasadës, qytetarët kinez duhet të qëndrojnë në shtëpi ose të paktën të vendosin flamujt kinez në vende të dukshme si makinat e tyre, shtëpitë apo kudo tjetër, në mënyrë që të ndjehen më të mbrojtur.
Gjatë konfliktit ushtarak mes Libanit dhe Izraelit në vitin 2006, personali diplomatik kinez dhe familjet e tyre – gjatë evakuimit për në ambasadën e tyre në Beirut – vendosën flamujt kinez në makinat e tyre për të shmangur sulme rastësore.
Forcat ruse lëshuan raketat e para në qytetet të ndryshme të Ukrainës këtë të enjte duke nisur kështu zyrtarisht sulmin pushtues, pas deklaratave të presidentit Vladimir Putin në orët e para të mëngjesit, i cili autorizojë atë që ai e quajti një operacion ushtarak të specializuar në lindje të vendit.
“Kina po e monitoron nga afër situatën. I bëjmë thirrje të gjithë palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje për të parandaluar daljen nga kontrolli të situatës, “tha Hua Chunying, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze.
Pse jo ‘pushtim’?
Gjatë një konference të gjatë për shtyp ditën e sotme në Pekin, Hua u shpjegojë gazetarëve mendimin e tij rreth lëvizjeve ruse.
“Ky mund të jetë pikërisht ndryshimi mes Kinës dhe juve perëndimorëve. Ne nuk do të rendim me nxitim për të nxjerrë konkluzione,” – tha ajo.
“Për sa i përket përkufizimit të një pushtimi, unë mendoj se duhet të kthehemi pak mbrapa në kohë për të parë në mënyrë korrekte situatën e sotshëm në Ukrainë. Çështja ukrainase ka një sfond historik tejet të komplikuar i cili ka vazhduar deri ditët e sotme. Mund të mos jetë vërtetë ajo që të gjithë shohin nga jashtë.”
Ndërkohë sipas ministrit të jashtëm kinez, Wang Yi, historia komplekse e Ukrainës e bën Kinën të kuptojë ‘shqetësimet legjitime’ të Putin për sa i përket sigurisë.
Partneriteti mes presidentit kinez dhe atij rus është bërë gjithnjë e më i afërt kohët e fundit por veprimet e sotshme të Rusisë ndaj Ukrainës e vendosin Kinën në një situatë të vështirë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sa rrezikon Tajvani të pushtohet nga Kina pas konfliktit Rusi-Ukrainë?
- Gazetarët ukrainas postojnë video të sulmeve ajrore ruse
- Kina refuzon të dënojë sulmin rus ndaj Ukrainës
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng