Plani i grabitjes së bankës, eksperti: Ka çaluar siguria
Mungesa e masave të sigurisë i dha mundësinë grabitësve të futeshin në tunelet e nëndheshme dhe të planifikonin hyrjen në bankë.
Është ky opinioni i ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuça, i cili Bulevardin Zogu i Parë e sheh si një rrugë të lakmuar dhe të shigjetuar nga grupet kriminale.
“Në 700 metër distancë 8 banka, 5 pika këmbimi valutor, ka 5 pika postare me transferta bankare dhe të parave, dhe po ashtu kemi një sërë dyqanesh me aksesorë të shtrenjtë. Unë shikoj këtu që nuk kishte as dry, nuk kishte as një tabelë që këtu ndalohet hyrja. Dhe personat lehtësisht fare kanë hyrë, nuk kanë hyrë pa u orientuar, kanë pasur një hartë kanë pasur një orientim”, thotë Ervin Karamuça.
Informacioni nga brenda bankes, ka qenë kyç në planin e grabitësve.
Megjithatë eksperti i kriminalistikes shton se zbulimi ka ardhur për shkak të amatorizmit në gërmime.
“Plani ka qenë në bashkëpunim, që do të thotë kemi pasur edhe bashkëpunim të jashtëm në lidhje me dokumentacionin, me hartën dhe me atë të brendshmin. Kështu që kjo ka qenë e koordinuar por ka ngelur për shkak të një amatorizmi se si është vepruar për të gërmuar dhe për të eliminuar veprimet e mundshme”, shprehet Karamuça.
3 ditë nga zbulimi i këtij plani grabitje, policia ende nuk ka arritur të identifikojë asnjë nga autorët, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në këtë plan të jenë përfshirë edhe punonjës të bankës.

LEXONI GJITHASHTU:
- Grabitësit gërmuan 8 metra, punonjësit e bankës pikasën dyshemenë e çarë
- Ekskluzive/ Plani i grabitjes së bankës në Tiranë përmes kanaleve të nëndheshme
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut