3 shqiptarë të bllokuar në Ukrainë pas anulimit të fluturimeve

24 Shkurt 2022 | 16:13

3 shqiptarë në Ukrainë kanë kërkuar ndihmë pasi fluturimi i tyre është anuluar.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se  3 shqiptarëve u është sugjeruar kalimi me rrugë tokësore në kufirin me Poloninë ose Rumaninë dhe ambasadat shqiptare në këto dy vende janë të gatshme për t’i pritur.

Po ashtu, Xhaçka njoftoi se 5 shqiptarë që punojnë në misionin e OSBE në Ukrainë ndodhen ende atje dhe se autoritetet shqiptare janë në komunikim të vazhdueshëm.

Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov deklaroi se deri më tani kanë humbur jetën 40 ushtarakë ukrainas dhe janë shënuar dhjetëra viktima civile.

Ai nënvizoi se mes viktimave 2 janë fëmijë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024