Putin thirrje ushtrisë së Ukrainës për të rrëzuar qeverinë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka bërë thirrje ushtrisë së Ukrainës që të marrë “pushtetin në duart e saj”.
Deklarata është bërë gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të mbajtur të premten.
“Ushtria e Ukrainës duhet të marrë pushtetin në vend dhe të negociojë për paqen me Moskën”, është shprehur Putin.
Putin thotë se do të ishte më ‘e lehtë’ që të negociohet me ushtrinë se sa me politikanët në Kiev, raporton televizioni shtetëror rus RT.
Putin akuzoi qeverinë e Kievit si neonaziste pasi po përdor civilët si mburojë pasi po mbahen si pengje.
Ai tha se ushtria e Ukrainës nuk duhet të ndjekë urdhrat e qeverisë për të përdorur “fëmijët, gratë dhe të afërmit e tyre si mburojë njerëzore”.
“Me ushtrinë do të negocionim më mirë se sa me një tufë njerëzish të varur nga droga dhe neo-nazistë”, tha presidenti rus.
Deklarata e presidentit rus vjen pak orë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Putinit për dialog.
“Të ulemi në tavolinën e negociatave për të ndalur vdekjen e njerëzve”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës