Presidenti i Ukrainës poston video nga Kievi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar një video ku shfaqet në qendër të Kievit, ku zotohet për të mbrojtur kryeqytetin kundër pushtimit rus ndërsa trupat e Putinit po avancojnë.
Zelensky i shoqëruar nga kryeministri tha se do të vazhdojnë të luftojnë kundër ushtrisë ruse.
“Jemi të gjithë këtu. Ushtria është këtu. Qytetarët janë këtu. Të gjithë po mbrojmë pavarësinë tonë”, tha ndërsa po qëndronte para godinës së Presidencës.
Një natë më parë, Zelensky paralajmëroi liderët e BE se ajo mund të ishte nata e fundit që e shikonin të gjatë pasi forcat special ruse janë vënë në ndjekje për ta vrarë.
Komenti i tij ishte në formë lutjeje për BE që të ndërmarrë hapa të tjera kundër Rusisë.
Putin gjatë një fjale të mbajtur në Moskë e quajti qeverinë e Zelensky “terroriste” dhe “bandë që është e varur nga droga” dhe i kërkoi ushtrisë që ta rrëzonte.
Zelensky tha se ai është shënjestra numër një e vrasësve rus në Kiev dhe pas tij vijnë gruaja dhe fëmijët.
“Do të qëndroj me njerëzit e mi”, shprehet Zelensky ndërsa në sfond dëgjohen shpërthime.
Në ditën e dytë të pushtimit, forcat ruse kanë vazhduar sulmin nga ajri në qytetet dhe bazat ushtarake.
🇺🇦 Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy and other government leaders vow to stay and defend Kyiv as Russia continues to pound Ukraine with airstrikes. #UkraineRussia pic.twitter.com/aFUcP871HR
— euronews (@euronews) February 25, 2022
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit