Ukrainasit kërkojnë ndihmë, dyndje në kufij për t’u larguar
Me mijëra qytetarë ukrainas kalojnë ditët dhe netët të bllokuar në trafik dhe në kufij me shpresën se do të largohen nga vendi i tyre, i cili po përjeton sulme të njëpasnjëshme.
Ata vërshojnë në kufirin me Poloninë e cila është shprehur e gatshme t’i ndihmojë dhe t’i strehojë.
“Po qëndrojmë këtu për një kohë të gjatë, kemi 6-7 orë këtu, por është çmenduri, ka shumë trafik. Nuk e di sesi të largohem nga vendlindja ime. Unë nuk dua të largohem nga atdheu im, por për shkak të pushtimit duhet të largohem sa më shpejt të jetë e mundur”, shprehet Tamara Kulman, qytetare e Ukrainës që largohet.
Ata që ia dalin të kalojnë kufirin marrin ndihmë nga disa vullnetarë të cilët janë organizuar për t’i ardhur në ndihmë.
Ata që kalojnë kufirin nuk e dinë se kur do të mund të kthehen. Ukrainasit e larguar gjejnë një zgjidhje të përkohshme për situatën e tyre, me shpresën se ajo nuk do të jetë e përhershme.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta