Shqipëria në krah të popullit të Ukrainës, thotë Meta
Shqipëria do të vazhdojë të jetë në krah të popullit të Ukrainës, tha presidenti i vendit Ilir Meta.
Ai tha se vendi “do të ndajë peshën e solidaritetit” me të gjitha vendet tjera.
Meta këto deklarata i bëri gjatë vizitës së tij të sotme në Ambasadën e Ukrainës në Tiranë, ku shkoi për të shprehur edhe njëherë mbështetjen e Shqipërisë.
“Ne besojmë se vetëm rruga e dialogut nga pozita të barabarta është zgjidhja për këtë situatë dhe në këtë drejtim, përpjekjet tona edhe si vend anëtar i NATO-s, edhe si një vend i cili synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian kanë qenë dhe mbeten të qarta – në një linjë të plotë me NATO-n dhe BE-në”, tha presidenti.
Ai u shpreh se Shqipëria është nxitëse e gjetjes së rrugëve diplomatike.
“Natyrisht që ne kemi bërë dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet, së bashku me të gjitha vendet demokratike dhe të përgjegjshme, për të nxitur armëpushimin dhe rikthimin e mjeteve paqësore të dialogut, bisedimeve dhe rrugëve diplomatike për ndalimin e kësaj lufte”, tha Meta.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, gjë që është dënuar nga shtetet në mbarë botën.
NATO – aleancë në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria – njoftoi se do të rrisë numrin e forcave të saj pranë Rusisë, me qëllim që të forcohet krahu lindor.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta