Kinës ‘i vjen keq’ për luftën në Ukrainë

1 Mars 2022 | 16:14

Ministri i Jashtëm kinez ka biseduar të martën me homologun e tij ukrainas, duke bërë thirrje për zgjidhjen e krizës përmes negociatave, raportoi media shtetërore kineze, teksa Pekini ka nisur të evakuojë qytetarët e saj nga Ukraina.

Kina është në pozitë të vështirë diplomatike që prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, pasi ende nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë, që është një aleate e ngushtë e Pekinit, raporton REL.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, gjatë një bisede telefonike i tha homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba “se i vjen shumë keq ër shpërthimin e konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë dhe po i kushton shumë vëmendje dëmit që po përjetojnë civilët”.

Biseda ndodhi me kërkesën e Ukrainës dhe se Wang u bëri thirrje të dy shteteve që të “gjejnë mënyra që ta zgjidhin këtë çështje përmes negociatave”.

“Kina mbështet të gjitha përpjekjet konstruktive ndërkombëtare që po ndërmerren drejt një zgjidhjeje politike”, tha Wang.

Kuleba tha se Ukraina “mirëpret që Kina të nisë ndërmjetësimin në mënyrë që të arrihet deri te një armëpushim”.

Kina ka nisur që të evakuojë qytetarët e saj nga Ukraina për shkaqe të sigurisë, teksa Pekini ende po refuzon që ta dënojë pushtimin rus.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024