Përditësime LIVE 2 mars: Dita e shtatë e sulmit rus në Ukrainë
Sot është dita e shtatë e luftimeve në Ukrainë prej mëngjesit të 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak”.
Zhvillimet kryesore:
- 38 shtete referojnë krimet e kryera nga Rusia në Ukrainë në Gjykatën e Hagës.
- Shkatërrohet godina e policisë në Kharkiev pas një sulmi me raketë.
- BE përjashtoi 7 banka ruse nga sistemi SWIFT
- Bombardime të shumta në zonat rezidenciale të Mariupulit.
- Ukraina kërkon që të përjashtohert Rusia nga Këshilli i Sigurimit të OKB
- Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që kërkon që Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.
21:06 – Shpërthim në stacionin hekurudhor në Kiev që shërbente si strehë
Një shpërthim i fuqishëm ka thyer xhamat e një stacioni hekurudhor në Kiev i cili shërbente si strehë e nëndheshme për mijëra fëmijë dhe gra.
The moment of the rocket strike on Kyiv, south Railway station https://t.co/8QwwFlAzvm pic.twitter.com/AtpfrM4tSx via @EuromaidanPR #Ukraine
— Liveuamap (@Liveuamap) March 2, 2022
19:00 – Rreth 900 mijë persona janë larguar nga Ukraina – OKB
Agjencia e OKB për Refugjatët (UNHCR) tha se 874,026 persona janë larguar nga Ukraina që nga dita e parë e pushtimit rus.
Polonia ka pritur më shumë se gjysmën e asaj shifre, thuhej në deklaratë.
UNHCR ka apeluar për një fond ndihmash prej $2 miliardë. Më parë agjencia kishte parashikuar se konflikti do të sillte rreth 4 milionë refugjatë, shifër të cilën tani e ka cilësuar si të “nënvlerësuar”.
18:14 – OKB miraton rezolutë: Rusia të tërheqë të gjitha trupat nga Ukraina
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës me “termat më të forta të mundshme”.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.
18:07 – BE ‘kërcënon’ Serbinë me tërheqjen e të gjithë investimeve
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është vënë në presion pas pozicionimit neutral në çështjen e Ukrainës.
Serbia nuk ka pranuar që të vendosë sanksione kundër Rusisë edhe pse shprehet se respekton sovranitetin territorial të Ukrainës.
17:47 – Biden: Ende herët për të thënë nëse Rusia po kryen krime lufte
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, deklaroi të mërkurën se “është e qartë” që Rusia po sulmon civilë në mënyrë të qëllimshme, por ngurroi t’i cilësonte si krime lufte.
17:35 – Harta e vendeve që janë në mbështetje të Putinit
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka shkaktuar zemërim në të gjithë botën. Vendet e Perëndimit kanë denoncuar veprimet e Vladimir Putin duke e cilësuar atë si despot.
17:02 – Ukraina kërkon përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit në OKB
Qeveria e Ukrainës i ka bërë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të marrin në konsideratë rishikimin e statusit të Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
16:51 – Rusia po bombardon pa pushim zonat e banuara, thotë kryebashkiaku i Mariupol
Kreu i bashkisë së Mariupol, qytet në juglindje të Ukrainës thotë se gjatë 14 orëve të fundit forcat ruse kanë vrarë një numër i madh civilësh në vendstrehime dhe zona rezidente.
14:53 – Putin ndalon eksportin e parave jashtë Rusisë
Presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar një dekret që ndalon eksportet e parave jashtë Rusisë.
Nga 2 marsi, nuk mund të eksportohen paratë kesh që tejkalojnë vlerën e 10 mijë dollarëve të valutave të huaja (jo rublës ruse), bëri të ditur Kremlini në një njoftim për media.
14:18 – Mbi 2000 civilë të vrarë në Ukrainë
Autoritetet ukrainase kanë raportuar se më shumë se 2 mijë civilë janë vrarë në 7 ditë të pushtimit të vendit nga Rusia.
Dhjetë pjesëtarë të forcave të emergjencës janë vrarë gjithashtu, tha Shërbimi i Emergjencave.
Ekipet e shpëtimit kanë shuar më shumë se 400 zjarre që shpërthyen pas bombardimeve ruse në të gjithë vendin dhe çaktivizuan 416 eksplozivë.
“Gjatë shtatë ditëve të luftës, Rusia ka shkatërruar qindra qendra transporti, ndërtesa rezidenciale, spitale dhe kopshte”, tha i njëjti burim.
14:15 – Ekonomia e RMV në rrezik, pritet rritje çmimesh
Maqedonia e Veriut do të pësojë humbje serioze në ekonomi për shkak të luftës në Ukrainë dhe këtë më së shumti do ta ndjejnë prodhuesit.
14:11 – Mbahet sot raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë
Raundi i dytë i bisedimeve mes delegacionit rus dhe atij ukrainas do të mbahet të mërkurën. Mendohet se delegacionet do të kenë të njëjtët përfaqësues si gjatë takimit të të hënës në kufirin me Bjellorusinë.
14:08 – Ndalohet transmetimi i televizioneve kombëtarë ruse RT dhe Sputnik
Nga sot, televizionet kombëtare ruse RT dhe Sputnik nuk do të kenë më të drejtë transmetimi. Kjo lëvizje e deleguar nga BE është pjesë e një sërë sanksionesh që po i vendosen Rusisë pas vendimit për të pushtuar Ukrainën.
13:31 – Vuçiç: Sfidat ekonomike po rriten për Serbinë
Sfidat ekonomike që pasojnë luftën në Ukrainë po bëhen gjithnjë e më të vështira për Serbinë, tha presidenti Aleksandar Vuçiç.
13:19 – Kryebashkiaku i Kievit bën thirrje për rezistencë: Armiku po afrohet
Kryebashkiaku i Kievit ka paralajmëruar banorët e tij se forcat ruse po i afrohen kryeqytetit të Ukrainës. Ish-kampioni i peshave të rënda, Vitaliy Klitschko u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të përgatiten për të mbrojtur qytetin.
12:57 – Pse është i pamundur evakuimi i gorillës së vetme në Ukrainë
Ndërsa forcat ruse i afrohen kryeqytetit ukrainas, kopshti zoologjik i Kievit mbetet i mbyllur për vizitorët, ndërsa nuk janë bërë plane për evakuimin e kafshëve të tij.
12:21 – ‘Putin nuk është Rusia’, Navalny bën thirrje për protesta masive
Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny ka postuar një seri mesazhesh të forta Twitter duke bërë thirrje për demonstrata të përditshme në të gjithë Rusinë dhe më gjerë.
12:13 – Facebook dhe Instagram kufizojnë postimet e mediave ruse
Facebook dhe Instagram do të limitojnë shpërndarjen e materialeve të publikuara nga mediat e mbështetura nga Qeveria e Rusisë.
11:32 – Kurti: Kosova e shqetësuar se lufta e Putin mund vijë në Ballkan
Populli i Kosovës është i shqetësuar se presidenti Vladimir Putin do të përpiqet të bartë luftën edhe në Ballkanin Perëndimor për ta kthyer në fushëbetejë me demokracitë perëndimore, ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për Sky News.
11:18 – Zyrtari britanik: Ndalim-fluturimi për Rusinë mund të çojë në luftë Europën
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace përjashton mundësinë e zbatimit të një zone ndalim-fluturimi për Rusinë nga NATO.
11:13 – Ukraina përgënjeshtron pushtimin e Kherson
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka mohuar njoftimet se qyteti jugor Kherson ka rënë në duart e rusëve.
10:55 – KE: Ata që ikin nga bombat e Putinit janë të mirëpritur në Evropë
Komisioni Evropian (KE) ka propozuar aktivizimin e Direktivës për Mbrojtjen e Përkohshme, në mënyrë që të ofrojë ndihmë të shpejtë dhe efikase për njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë.
10:41 – Flamuri ukrainas hiqet nga ambasada në Moskë
Flamuri i Ukrainës është hequr nga ambasada e vendit në Moskë, raportoi agjencia ruse e lajmeve RIA të mërkurën.
10:14 – Pse pushtimi i Kherson do të ishte një fitore për Rusinë
Pushtimi i qytetit Kherson, në jug të Ukrainës, do të ishte një fitore e madhe për ushtrinë ruse.
10:10 – ‘Dikush duhet të flasë me Rusinë’, Turqia refuzon sanksionet
Turqia nuk planifikon të vendosë sanksione ndaj Moskës, duke thënë se një kanal i komunikimit me Rusinë duhet të mbahet i hapur, tha këshilltari i presidentit turk, Ibrahim Kalin.
09:43 – Sulmohet me raketa ndërtesa e policisë në Kharkiv
Ndërtesa e policisë rajonale në qytetin e Kharikiv në Ukrainë është goditur me raketa nga ushtria ruse, shkruan BBC duke cituar agjencinë e lajmeve UNIAN.
09:30 – Zelensky: Kemi vrarë 6.000 ushtarë rusë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se pothuajse 6,000 trupa ruse janë vrarë nga ushtria ukrainase në gjashtë ditët e para të luftës.
Në një deklaratë të publikuar mëngjesin e sotëm presidenti ukrainas këmbënguli se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë me “bomba, goditje dhe raketa”, të cilat kanë sulmuar qytetet e Ukrainës ditët e fundit.
Ai pohoi gjithashtu se Moska synon të fshijë historinë e Ukrainës pasi memoriali i Holokaustit “Babin Jar” në Kiev u godit nga një raketë ruse të martën
08:41 – Muzeu në Paris heq statujën prej dylli të Vladimir Putin
Muzeu i Parisit Grevin hoqi të martën figurën prej dylli të presidentit rus Vladimir Putin.
07:51 – Deputeti më i ri i Ukrainës: Nëse i mbijetuam Stalinit, mundemi dhe me Putin
Sviatoslav Yurash, anëtari më i ri i parlamentit të Ukrainës, i tha CNN të martën se ai dhe ukrainas të tjerë ishin të vendosur të vazhdonin të luftonin sulmin rus në kryeqytetin Kiev.
07:30 – Ora 7:30 e mëngjesit në Kiev, ç’po ndodh me luftën?
Që prej datës 24 shkurt, në 4 të mëngjesit kur Vladimir Putin urdhëroi sulmet në Ukrainë, trupat ruse sa vijnë e rriten, duke shtuar sulmet kryesisht në Kiev.
Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 136 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë të enjten e kaluar. Në mesin e tyre besohet të jenë 13 fëmijë. Sa i takon të plagosurve, raportohet për 400 persona.
04:00 – Kherson bie në duart e trupave ruse
Qyteti në jug të Ukrainës – me një popullsi prej 250 mijë banorësh – raportohet se ka rënë në duart e trupave ruse.
03:30 – Biden: Sot mbyllim hapësirën ajrore për avionët rusë
Në fjalën e tij të parë mbi gjendjen e kombit, Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se SHBA do i bashkohet shteteve aleate duke mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë.
03:00 – ExxonMobil mbyll aktivitetet në Rusi
Kompania energjitike ExxonMobil njoftoi të martën se do të ndërpresë të gjithë aktivitetet dhe investimet në Rusi.
“Nisur nga situata aktuale, ExxonMobil nuk do të investojë në projekte të reja në Rusi”, thuhej në deklaratë.
00:27 – Banka Botërore premton paketë ndihme ekonomike me vlerë $3 miliardë për Ukrainën
Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po përgatisin një paketë ndihme financiare për Ukrainën.
Në një deklaratë përbashkët krerët e dy agjencive shprehën shqetësimin e tyre për pasojat e mundshme nga pushtimi rus, si për shembull rritjen e çmimit të mallrave, luhatje në tregjet financiare dhe rrezikun e nxitjes së mëtejshme të inflacionit global.
00:00 – Rusia sulmon me raketë një maternitet pranë Kievit
Një maternitet privat pranë Kievit është sulmuar me raketë orët e vona të së martës, raportoi në Facebook shefi i klinikës Vitaliy Gyrin.
23:54 – 2 të vdekur dhe 3 të plagosur pas sulmit ajror në Zhytomyr
Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe 3 janë plagosur pas një sulmi ajror në një zonë rezidenciale në Zhytomyr.
❗️Оперативна Інформація щодо російського вторгнення#Житомир: наслідки російського авіанальоту
Пошкоджені житлові будинки, приватний сектор. Рятувальники розбирають завали та ліквідовують пожежу.
Інформація щодо руйнувань та постраждалих уточнюється.#stoprussia pic.twitter.com/N4JWS4qOoT
— DSNS.GOV.UA (@SESU_UA) March 1, 2022
23:20 – Rusia bombardon rrethinat e Kievit
Rusia ka nisur bombardimet në rrethinat e Kievit, njoftojnë autoritetet vendase.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës