SHBA sanksionon 19 oligarkë të tjerë rusë
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një sërë masash të reja financiare kundër dhjetëra oligarkëve rusë.
Ndër emrat e njohur të cilët do të përjashtohen nga sistemi financiar amerikan janë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov dhe presidenti kompanisë së hidrokarbureve Nikolai Tokarev, të dy persona shumë të afërt të presidentit Vladimir Putin.
Ndërsa, asetet e tyre në Amerikë do të ngrihen.
19 oligarkë të tjerë, bashkë me 47 familjarë të tyre, do iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se pjesë e sanksioneve do të jenë edhe 7 ente ruse dhe 26 individë të përfshirë në “përhapjen e lajmeve të rreme të cilat justifikojnë në mënyrë të rreme aktivitetet e Kremlinit”.
Në fjalën e tij mbi gjendjen e kombit , presidenti amerikan, Joe Biden tha se sanksionet kundër homologut të tij rus, Vladimir Putin, do të shërbejnë për ta bërë të paguajë për veprimet e tij.
“Përgjatë historisë kemi mësuar se nëse diktatorët nuk paguajnë për agresionet e tyre, ata vazhdojnë te bëjnë më keq”, tha Biden.
Biden njoftoi se departamenti amerikan i drejtësisë ka ngritur një task-forcë për të hetuar aktivitetet kriminale të oligarkëve rusë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:45 Rama për protestat: “Revolucioni i flamingove” një çarje ku mund të hyjnë aktorë të huaj
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?