Ukrainasit në kufijtë e Evropës, pritet shtim i largimeve
Rreth një milionë ukrainas janë larguar në vetëm shtatë ditë nga shtëpitë e tyre, në kërkim të një strehe për të shpëtuar nga sulmet ruse.
Komisioneri i lartë i OKB-së për Emigrantët, Flippo Grandi shprehet se në 40 vite përvojë nuk e kishte parë një eksod të tillë, kaq të shpejtë.
Grandi paralajmëron se vërshimet e refugjatëve vijojnë çdo minutë dhe miliona të tjerë do të detyrohen të largohen derisa lufta të mbarojë. Pjesa më e madhe e të larguarve janë fëmijë dhe gra, shumë prej djemve dhe burrave pasi kalojnë në kufi familjet e tyre vendosin të rikthehen për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit.
Polonia është duke pritur numrin më të lartë të refugjatëve deri më tani 574 mijë ukrainas ndodhen në këtë shtet i cili ndodhet në kufi.
Rreth 80 mijë refugjatë kanë shkuar në Sllovaki, Hungaria po mirëpret 130 mijë qytetarë, një numër i lartë refugjatësh janë drejtuar në Rumani dhe Moldavi gjithashtu.
Të tjera shtete evropiane, Italia, Greqia janë duke strehuar me mijëra refugjatë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:30 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit