16 mijë të huaj kërkojnë të luftojnë kundër ushtrisë ruse
Ukraina po ndërton një brigadë ndërkombëtare të huajsh të gatshëm për të mbrojtur vendin “kundër pushtuesve rusë”.
Presidenti Volodymir Zelenski ka kërkuar ndihmë një javë më parë dhe thirrja e tij është pranuar nga zyrtarët e disa shteteve.
Agjencia shtetërore e lajmeve Ukrinform, thotë se janë mbi 16 mijë vullnetarë që do të marrin armët për të luftuar me ushtrinë ruse, nga vende ish-sovjetike, si Gjeorgjia Bjellorusia, dhe qindra kërkesa kanë shkuar edhe nga SHBA, Kanadaja, Danimarka, Suedia, Gjermania, Anglia e Japonia.
Por ligji në shumë shtete të Europës, përfshi edhe Shqipërinë nuk lejon që shtetasit e tyre të luftojnë për një vend të huaj. Këtë pengesë e ka pasur deri dje edhe Çekia, e cila ka shfuqizuar nenin, duke thënë se nuk do të ndëshkojë askënd që do të luftojë në favor të Ukrainës.
Në rrjetet sociale, shumë faqe kanë marrë mesazhin e Zelenskit për të bashkuar vullnetarë anekënd botës në betejën për Kievin dhe qytetet e tjerë.
Ukraina ka ngritur 7 pika kontrolli për brigadën e të huajve, ndërsa këshillohen të shkojnë aty njerëz të trajnuar e me formim ushtarak.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:30 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit