Të hiqet akciza dhe taksa e qarkullimit te karburantet, thotë eksperti
Fatos Çoçoli ekspert i ekonomisë deklaron se rritja e çmimit të naftës në Shqipëri është jashtë çdo logjike të tregut.
Për Euronews Albania, ai tha se qeveria duhet të ndërhyjë në treg si në Maqedoninë e Veriut ose të heqë disa taksa mbi karburantet.
“Shqipëria ka çmimin më të lartë në botë krahasuar me standardin e jetesës. Shteti po abuzon, taksat janë transparente, por janë të larta për nivelin e jetesës. Kosova dhe RMV tregojnë sa është çmimi atje. Por Kosova dhe RMV përcaktojnë marzhin e fitimit, gjë që Shqipëria nuk e aplikon”, u shpreh Çoçoli.
Në fillim të javës që shkoi, një litër naftë në vendin tonë kushtonte 192 lekë për litër, ndërsa aktualisht është 234 lekë për litër.
Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, rritja e çmimit është e ndikuar nga bursat ndërkombëtare, ndaj të cilave është i varur edhe tregu shqiptar i karburanteve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet