Ukrainasit kërkojnë vendosjen e ndalim-fluturimit nga NATO
Numri i njerëzve që janë zhvendosur nga rajonet që ndodhen nën sulmet e forcave ushtarake ruse drejt qyteteve në perëndim te Ukrainës po rritet gjithnjë e më shumë.
Korrepsondentja e Euronews Valeri Gorja raportoi sot nga qyteti i Lvivit.
“Ndodhem këtu ku jo shumë kohë më parë ishte Qendra Kombëtare e Artit në qytetin e Lvivit në perëndim të Ukrainës, një lokacion mjaft i njohur që tani është shndërruar në një qendër humanitare. Pas meje është një pirg lodrash, rrobash dhe një mori sendesh të ndryshme, por këto lodra na rikujtojnë se po rritet gjithnjë e më shumë numri i civilëve që po preken nga kjo luftë”, raportoi ajo.
Që nga dita e premte, shumë zona kanë qenë nën sulme ajrore në rajonin e Kievit, por gjithashtu edhe në jug të Mariupolit apo edhe në Kharkiv, prandaj numri i civilëve të prekur nga lufta po rritet sikurse edhe numri i viktimave.
Në të njëjtën kohë vazhdon vala e refugjatëve që vijnë drejt qyteteve perëndimore të Ukrainës, drejt qytetit të Lviv, ku ndihma humanitare është shumë e nevojshme.
Por ajo që njerëzit më thonë këtu është se sado që ndihma ndërkombëtare humanitare është e mirëseardhur, ajo që ata presin tani nga komuniteti ndërkombëtar është që të mbyllë hapësirën ajrore mbi Ukrainën për avionët Rusë.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 13:22 OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
- 13:16 AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje
- 13:06 Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 13:06 Zbulimi i laboratorit të kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin nga Kolumbia
- 12:59 BE-ja ndan 4.4 miliardë dollarë për blerjen e dronëve nga Ukraina
- 12:56 Merz reagoi për kombëtaren gjermane pas humbjes në Botëror, kritikohet kancelari gjerman