Agim Rrapaj: Rritja e çmimeve nga 30% deri në dyfishin e tyre
Situata ekonomike është e vështirë në të gjitha pikëpamjet duke qenë se rritja e çmimeve ka qenë e papritur.
Kjo ishte deklarata e kreut të Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj i cili deklaroi se minimalisht çmimet janë rritur me 30%, por ka pasur rritje të tyre deri në dyfishin e çmimit aktual.
“Të investosh në këtë situatë, me këtë rritje çmimesh, me këtë konjukturë ndërkombëtare që po kalojmë dhe njëkohësisht këtë situatë që ata kanë përballuar deri tani, të mos harrojmë, kemi pasur tërmetin, pandeminë, konjukurën e rritjeve të çmimeve, por kemi pasur dhe kushte të vështira të motit,” – sqaroi ai.
Sipas Rrapajt, fermerët nuk kanë mundësi të përballojnë këtë luhatje të tregut dhe shumë prej tyre janë stepur në veprimtarinë e tyre ekonomike dhe ky është elementi i parë i krizës, pra ata janë tërhequr deri kur të marrin vësh se ç’do të ndodhë.
Ndërkohë, zv. ministri i Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, Abdylshyqyr Abedini tha se qeveria e RMV-së ngriu marzhet e produkteve bazë në mënyrë që qytetarët ta përjetojnë sa më lehtë krizën.
“Sipas parashikimeve, 5% e marzhit është tregu me shumicë, kurse 10% është prej fitimit me pakicë,” – u shpreh Abedini, ndërsa sqaroi se kjo masë ka nisur nga 1 marsi dhe do të vijojë deri në 31 maj.
Ai tha se rritja e çmimeve, qoftë në energji, naftë dhe derivatet e saj, apo në produkte ushqimore është në nivel botëror dhe duke qenë se Maqedonia e Veriut 70% të furnizimit e ka me Bashkimin Evropian, do e reflektojë këtë rritje.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 07:26 Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”