Zbardhet vendimi për Tahirin, i hapet rrugë rekursit në Gjykatën e Lartë

8 Mars 2022 | 12:24

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur zyrtarisht vendimin për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në arsyetim prej 280 faqesh thuhet se përgjimet e personave që flasin për Tahirin shërbyen si prova. Ndër të tjera në argumentim thuhet se grupit Habilaj, për shkak të lidhjeve me ish-ministrin i janë krijuar lehtësira për të vijuar aktivitetin e tyre kriminal.

Avokati i ish-ministri Tahiri ishte shprehur më herët se me zbardhjen e vendimit do t’i drejtoheshin Gjykatës së Lartë për të apeluar vendimin.

Tahiri u dënua me 5 vite burg për shpërdorim detyre, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, gjykata vendos ndalimin e transmetimit të seancave në media

Ka nisur seanca e radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ku po shqyrtohet çështja ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së...
11:29 | 05/06/2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi këtë të premte çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 5 qershor, çmimi...
11:14 | 05/06/2026

Familjarët e vrasësit të policit morën subvencione për bagëtitë ndërsa ai ishte në kërkim

Megjithëse ishte në arrati dhe në kërkim me vendim gjykate, familjarët e Violand Braçellarit kanë përfituar fonde publike për shtimin e bagëtive. Dokumentet e siguruara...
11:05 | 05/06/2026