“S’kam humbur asnjë palë zgjedhje”, Bejko: Basha dje bëri një gabim fatal
8 Mars 2022 |
18:20
Me deklaratën e djeshme pas rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme vendore, Basha ka bërë një gabim fatal. Kështu u shpreh në emisionin “Sot” Roland Bejko, Sekretar për Decentralizimin dhe Pushtetin Vendor në PD.
“Ka qenë deklaratë fatale. Të thuash që unë nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje është fyerje inteligjence, nuk mund të jesh kaq i ftohtë”, tha Bejko.
Sa i takon rezultatit të zgjedhjeve, ai tha se priste që PD të dilte në rastin më të keq një forcë e dytë.
“Mendoja që pjesa e heshtur do afrohej te Basha, pasi ai u shkëput nga Berisha, si një ofertë e re. Unë nga kontaktet që kam pasur me elektoratin e PD kam kuptuar që Basha nuk e riformuloi dot veten. Shumë demokratë nuk votuan”, përfundoi Bejko.
Lajme të Sugjeruara
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë