Kreshnik Spahiu: PD në 2025 do jetë në kufijtë e ekzistencës

8 Mars 2022 | 21:21

Lulzim Basha është një nga politikanët më të përkëdhelur dhe që në moshën 29 vjeç nuk i ka ikur kolltuku.

Kështu u shpreh në emisionin Now me Erla Mëhillin ish-kryetari “Aleancës Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu.

Spahiu tha se Basha i humbi zgjedhjet e 6 marsit edhe pse pati mbështetje nga shumë anë.

“Pavarësisht mbështetjes nga SHBA, buxhetit nga fondet e shtetit, mbështetjes nga policia, u mund nga Berisha i cili nuk pati asnjë nga këto, as logo, as parti”, tha Spahiu.

Rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit provoi se Partia Demokratike do të shkojë drejt degradimit, sipas Kreshnik Spahiut.

“Në vitin 2025 PD do të jetë në kufi të ekzistencës për të kaluar kufirin elektoral”, theksoi Spahiu.

Spahiu tha se zgjedhjet provuan se qeverisja e Ramës nuk mund të rrëzohet as nga dyshja Berisha-Meta.

“Berisha dhe Meta kanë një elektorat të caktuar, por jo të mjaftueshëm për të sjellë rotacion politikë”, tha Spahiu, duke theksuar se arsyeja është se këta të dy nuk janë figura të reja në politikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026