Zelensky: Perëndimi do na ndihmojë të rindërtojmë vendin
“Do të ketë një Plan të ri Marshall për Ukrainën. Perëndimi do të krijojë një paketë mbështetjeje. Këtë e tha sot kryeministri britanik, një njeri i fjalës dhe mik i sinqertë i Ukrainës”.
Kështu deklaroi mbrëmjen e së martës presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një video-mesazh shpërndarë në profilin e tij në Telegram.
Plani Marshall ishte një iniciative e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore për rindërtimin e Europës perëndimore dhe një përpjekje për të zmbrapsur ndikimin e komunizmit në kontinent.
“Jemi në pritje të sanksioneve më të ashpra nga Bashkimi Europian. Kundër Rusisë. Për këtë luftë. Për këtë agresion, autorët e të cilit do të pendohen. Kjo është e sigurt. Ndaj është kaq e rëndësishme që udhëheqja ruse të kuptojë se bota do të ndjekë shembullin e SHBA, Britanisë, BE, Kanadasë, Australisë, Japonisë dhe vendeve të tjera të lira. Bota nuk mund të mashtrohet. Sanksionet janë të pashmangshme”, tha Zelensky.
Ai gjithashtu falenderoi qytetarët rusë që janë në anën e atyre që mbështesin paqen.
“I jam mirënjohës rusëve që na mbështesin, të cilët dolën në rrugë dhe luftuan. Ata luftojnë çdo ditë për ne dhe veten e tyre, sepse ne po luftojmë për paqe”.
“Lufta duhet të mbarojë. Ne duhet të ulemi në tryezën e dialogut – me ndershmëri – në interes të popujve tanë, e jo të interesave të vjetra vrastare”, përfundoi presidenti i Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret