Rusia falimenton para se të pushtojë Ukrainën, paralajmërojnë agjencitë
Rusia shumë shpejt nuk do të jetë në gjendje që të paguajë borxhin e saj, thotë një prej agjencive kryesore të vlerësimit mbi besueshmërinë e marrjes së borxhit.
‘Fitch Rating’ në parashikimin e saj ka ulur vlerësimin për qeverinë ruse duke paralajmëruar se falimenti është “i pashmangshëm”, raporton BBC.
Vlerësim të njëjtë kanë bërë dhe agjencitë S&P Global dhe Moody’s, që e shohin falimentimin e Rusisë të mundshëm para se Vladimir Putin të pushtojë Ukrainën.
Kjo situatë vjen pas sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë për shkak të ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.
Rusia ka një borxh prej 40 miliardë dollarë në monedhën euro dhe dollarë, ku rreth 20 miliardë janë borxh i jashtëm sipas “Financial Times”.
Borxhi sovran i Rusisë, në janar 2022 llogaritej në 290 miliardë dollarë.
Pagesa e ardhshme e Rusisë për borxhin është më 16 mars dhe investitorët mendojnë që tani se vendi nuk do të jetë në gjendje të paguajë.
Vlerësimi për borxhin ka si qëllim të ndihmojë investitorët për të kuptuar nivelin e rrezikut që ndeshen kur blejnë borxhin e një vendi apo siç njihen ndryshe bonot.
Renditja e ulët do të thotë se mundësitë për të mos ripaguar janë shumë të mëdha.
Vlerësimi më i fundit për Rusinë vjen pasi Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA morën vendimin për të ndaluar importin e naftës nga Rusia.
Rubla ruse ka njohur rënie rekord ndërsa ndërkombëtarët vazhdojnë të rrisin sanskionet.
Muajin e kaluar banka qendrore e Rusisë dyfishoi interesat në përpjekje për të ndaluar zhvlerësimin e monedhës vendase.
Dhjetëra kompani botërore përfshirë McDonald, Coca-Cola dhe Starbucks janë larguar nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës.
Në rastet kur një vend falimenton, kërkohet një periudhë e gjatë për ristrukturimin e borxhit.
Qeveria mund të negociojë dhe ofrojë politika më të mira në këmbim të faljes së një pjese të borxhit.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq