Shqetësime se Putin mund të përdorë armë kimike në Kiev
Perëndimi ka shqetësime serioze se Presidenti rus, Vladimir Putin mund të përdorë armë kimike në Kiev.
Zyrtarë të Perëndimit shprehen se këto dyshime ngrihen pasi Rusia ka bërë të njëjtën gjë dhe në konflikte ku është përfshirë duke përmendur Sirinë.
Gjithashtu, këto dyshime janë forcuar nisur edhe nga pretendimet false nga Rusia se në Ukrainë kanë gjetur dokumente për zhvillimin e armëve biologjike.
Sipas Rusisë, Kievi ka arritur që të zhvillojë armë të tilla në laboratorë me financim nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.
Zyrtarë dhe mediat në Rusi pretendojnë se ditët e fundit Ukraina planifikonte të ndërtonte bomba me material radioaktiv.
Ministria e Jashtme ruse thotë gjithashtu se Ukraina është përpjekur që të krijojë armë nukleare.
Shumë besojnë se Moska po nxit pretendime të tilla për të justifikuar para publikut të vet pushtimin e Ukrainës.
Ministria e Jashtme ruse deri tani ka pranuar se kanë përdorur në Ukrainë sistem të armëve TOS-1A. Ky sistem përdor raketa termobarike që shkaktojnë efekt shpërthyes dhe djegës.
SHBA thotë se ka të dhëna se Rusia po lëshon ‘bomba qorre’ pa ndonjë objektiv konkret.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit