Britania e Madhe ngrin pasuritë e Abramoviç, përfshirë klubin e Chealsea
Qeveria e Britanisë së Madhe ka sanksionuar oligarkun rus Roman Abramoviç, duke ngrirë pasuritë e tij, përfshirë klubin anglez të futbollit në Premier League, Chelsea.
Abramoviç, i cili ka në pronësi Chelsean që nga viti 2003, njoftoi javën e kaluar se po e shiste klubin, por sanksionet tani vënë në dyshim shitjen dhe të ardhmen e afërt të skuadrës së Premier League, raporton CNN.
“Për të siguruar që klubi mund të vazhdojë të konkurrojë dhe të funksionojë, ne po lëshojmë një licencë të veçantë që do të lejojë që të përmbushen ndeshjet, të paguhet stafi dhe personat që tashmë kanë blerë biletat të ndjekin ndeshjet. Dhe më e rëndësishmja, Abramoviç do të privohet nga përfitimi për pronësinë e tij mbi klubin”, tha sekretarja e Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar, Nadine Dorries në një postim në Twitter.
1/ 4🧵Putin’s attack on Ukraine continues & we are witnessing new levels of evil by the hour. Today the Government has announced further sanctions against individuals linked to the Russian Government. This list includes Roman Abramovich, the owner of Chelsea Football Club.
— Nadine Dorries (@NadineDorries) March 10, 2022
Abramoviç dhe aleati i Putinit, Igor Sechin, janë midis shtatë oligarkëve dhe politikanëve që do të shtohen në listën e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.
Sanksionet vlerësohet të jenë rreth 20 miliardë dollarë (15 miliardë paund), tha qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur